Tropojë, shfrytëzonin si prostituta dy motra

31/05/2010 09:55

Dy shtetas të Kosovës, vëllezër mes tyre përkatësisht 40 dhe 35 vjeç, si dhe një grua e moshës 54 vjeçe, janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare për akuzën e trafikut të femrave për qëllime prostitucioni.

Lajmin e bën të ditur policia e Tropojës duke sqaruar se grupi kriminal në fjalë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe hetimi, kanë shfrytëzuar si prostituta dy motrat nga Tepelena që prej shumë vitesh.

Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së shtunës, në pikën e kalimit të kufirit të Qafë-Morinës në Tropojë ku për një nga vajzat u vërejtën parregullsi në dokumente.

Motrat nga Tepelena, përkatësisht 27 dhe 25 vjeçe, po kalonin nga Shqipëria në Kosovë pas një qëndrimi disaditor.

Më pas ato kanë deklaruar se jetonin në qytetin e Durrësit ku kanë ushtruar prostitucion.

Të dyja motrat nga Tepelena janë ndaluar nga policia lokale, ndërkohë që tre tutorët kanë mundur të hyjnë në territorin e Kosovës.

Ato janë shpallur në kërkim nga policia kurse materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA