Topi dekoron Teatrin Kombëtar dhe artistët

31/05/2010 17:15

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Teatrin Kombëtar me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij.

Në motivacion vihej në pah kontributi i veçantë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave skenike, duke ruajtur dhe konsoliduar identitetin kombëtar të artit dhe kulturës shqiptare. Dekorata u tërhoq nga Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.

Më pas kreu i shtetit dekoroi me titullin e lartë “Nderi i kombit” regjisorin e shquar Pirro Mani dhe aktorin e mirënjohur Naim Frashëri, pas vdekjes. Po pas vdekjes, Presidenti nderoi edhe Agim Qirjaqin me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Me urdhërin “Mjeshtër i madh” u nderuan edhe Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa.

Kurse dy aktoret Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani, aktualisht të angazhuara në politikë, në kampe të ndryshme, u nderuan nga Presidenti me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Artistët që e morën fjalën u shprehën të emocionuar dhe të vlerësuar pas këtyre dekoratave, që janë një shenjë respekti për punën e tyre shumëvjeçare në skenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA