Qeveria, shpenzime luksi në kohë krize

31/05/2010 09:45

Nuk ndalen shpenzimet operative, edhe pse qeveria ka premtuar kursime të mëdha. Mjafton të shikosh tre tenderët e fundit, të zhvilluar brenda një harku kohor dymujor dhe konstaton se shpenzimet për zyra, makina dhe kompjuterë janë në shifra të konsiderueshme, duke pasur parasysh se çdo vit blihen të njëjtat pajisje.

Viti 2009 u mbyll negativisht sa u takon shpenzimeve për mirëmbajtje, mobilim zyrash apo automjete luksi, pasi me paratë e taksapaguesve shqiptarë janë paguar 41 milionë dollarë më shumë nga sa planifikohej.

Duket se edhe këtë vit do të kemi situatë të pandryshuar.

Vetëm në tre tenderë, të zhvilluar së fundmi nga njësia e përqendruar e prokurimeve në Ministri të Brendshme, janë kërkuar të shpenzohen nga institucione të ndryshme, rreth 2 milionë dollarë, për mobilimin e zyrave, blerje orendish, kompjuterë, laptopë, celularë, makina, si dhe fuoristrada, si dhe mirëmbajtje apo shërbim automjetesh.

Çdo vit shpenzohen fonde të konsiderueshme për të tilla shërbimesh dhe pajisjesh, sikur norma e amortizimit të ishte 50 për qind e lartë.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se deri në muajin prill 2010, shpenzimet operative për mirëmbajtje janë gati 90 milionë dollarë, ndërsa për të gjithë vitin parashikohen të shpenzohen rreth 370 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA