Disa kanë jetuar jetë milionerësh, duke shfrytëzuar skllevërit dhe kompanitë e naftës. Disa të tjerë kanë qenë të pafat dhe pavarësisht pushtetit kanë përfunduar në borxhe.
Revista amerikane ‘The Atlantic’, në numrin e saj të publikuar së fundmi ka bere edhe nje liste me pasuritë e 43 presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dhënat janë përllogaritur sipas vlerës aktuale që ka dollari.
Ndër të tjera vlen të theksohet se shumë presidentë patën fat në pasuri e disa të tjerë kaluan nga pasuria ekstreme në varfëri.
Në 4 vitet e fundit, presidenti që ka rritur më shumë pasurinë e tij ka qenë Bill Clinton, i cili pavarësisht se vinte nga një familje modeste, arriti të fitonte plot 38 milionë dollarë. Shumë interesant është fakti se Abraham Linkoln apo Woodrow Wilsion janë ndër presidentët më të varfër të Amerikës; mes tyre ndodhet edhe Barack Obama.
Sipas të dhënave të revistës amerikane, presidenti më i pasur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë pa dyshim John Fitzgerald Kennedy. Presidenti i 35-të i SHBA-ve ka lindur në një familje të pasur me origjinë irlandeze (nëna e tij kishte trashëguar kompani të ndryshme nafte, ndëersa i ati ishtë ndër njerëzit më të pasur të Amerikës). Vlera e pasurisë së Kennedy-t arrinte në 1 miliardë dollarë.
Në vend të dytë renditet babai i SHBA-ve, George Washington. Gjenerali, në karrierën e tij, zotëroi pesë kompani bujqësore dhe kishte të punësuar më shumë se 300 skllevër.Vlera e pasurisë së tij kapte shifrën e 525 milionë dollarëve.
Në vend të tretë renditet Thomas Jefferson me 212 milioni dollarë, i cili në fund të jetës së tij pati shumë probleme ekonomike.
Top Channel