Kapen dy breshka të mëdha uji
31/05/2010 10:10
Dy breshka të mëdha uji kanë rënë në grepat e një peshkatari amator. Breshkat u kapën në ujërat e Adriatikut, rreth 12 metra larg bregut të detit.
Secila prej tyre peshon afro 50 kilogramë dhe u kapën nga një peshkatar bregu.
Afrimi i breshkave të ujit, sipas peshkatarëve përkon me periudhën e shumimit të tyre dhe lëshimin e vezëve.
Njëra nga breshkat është e matrikulluar dhe mban një shënim.
Si çdo specie e rrallë detare që arrin të dalë në breg nga aktiviteti i peshkatarëve dhe dy breshkat e ujit kanë zgjuar kërshërinë e mjaft njerëzve që ndodheshin në bregdet për fundjavë.
Njihen rreth 20 lloje breshkash deti dhe një pjesë e tyre mbrohen me ligje ndërkombëtare pasi janë drejt zhdukjes.
Top Channel