Fëmijët e Michael, të pasur në moshën 30-vjecare

31/05/2010 10:00

Fëmijët e Michael Jackson do të jenë të pasur, por vetëm kur të mbushin 30 vjec. Këngëtari nuk i ka lënë as edhe një kacidhe ish-grave e babait të tij.

Kjo është pak a shumë përmbajtja e testamentit të Mbretit të Pop që është publikuar për herë të parë nga e përjavshmja britanike «News Of The World».

Në bazë të dokumentit ligjor, Jacko ishte në borxhe, por menjëherë pas vdekjes të ardhurat u rritën aq shumë sa gjendja u përmirësua totalisht.

Këngëtari ndërroi jetë 25 qershorin e kaluar pas marrjes së dozës së tepërt të Propofol.

Vlera e trashëgimisë së Michael kap shifrën e 99 milionë dollarëve. Fëmijët mund të marrin një pjesë të pasurisë kur të mbushin 21 vjec, por 33 milionët që u takojnë do t’i zotërojnë pasi të kenë mbi supe 30 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA