Fituesi i 4 cmimeve Oscar si producent e regjisor dhe aktori i njohur hollivudian që ka shkruar historinë e filmave wester-n, Clint Eastwood mbush plot 80 vjec.
Ai është gjithashtu edhe adhurues i muzikës jazz dhe shpeshherë ka kompozuar muzikën e filmave te tij. Aktualisht po xhiron filmin numër 31. Bëhet fjalë për një thriller të titulluar “Hereafter”, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Paris, Londër, Hawaii dhe San Francisco. Personazhi kryesor interpretohet nga Matt Damon.
“Shikoj Sidney Lumet që është më shumë se 80 vjec dhe me duket vetja një fëmijë. Kam ende për të dhënë”, deklaroi kohët e fundit Eastwood që më pas do nisë edhe një projekt me Leonardo Di Caprio, i cili do interpretojë në rolin e ish shefit legjendar të FBI-së, J. Edgar Hoover.
Ai u bë i famshëm në vitin 1964 me filmin “Për një grusht dollarë”, ndërsa në vitin 1980 ai nisi punë si funksionar shteti në Kaliforni. Jeton në Kaliforni dhe është babai i 7 fëmijëve me 5 gra të ndryshme.
Top Channel