Charlie’s Angel, në vështirësi financiare

31/05/2010 11:05

I ka mbijetuar dy herë kancerit në gji, ka arritur të fitojë luftën nga varësia e qetësuesve, ka kaluar tre divorce dhe tani për Charlie’s Angel, Kate Jackson,duket se janë hapur sërish portat e ferrit.

Sipas, dokumentave të prezantuara prej vetë asaj në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, 61-vjecarja, e bërë e famshme vetëm fale serialit popullor televiziv të viteve 70-të, është në borxhe dhe shkatërrimtari i saj është pikërisht ish-menaxheri Richard Francis.

Jackson pretendon se ish-menaxheri e ka mashtruar duke e bërë të besonte se kishte një pasuri prej 5 milionë dollarësh, ndaj ajo mund të jetonte e lumtur me interesat bankare që përfitonte.

I duhej të kalonin vite që Jackson të kuptonte se në bankë nuk kishte aq para dhe se ish-menaxheri i saj e kishte detyruar në një farë mënyre që të blinte edhe një vilë me vlerë 2 milionë dollarë, në Santa Monica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA