Céline Dion pret binjakë
31/05/2010 14:00
Céline Dion, 42 vjec, pret binjakë. Këngëtarja, pas fekondimit të gjashtë in vitro dhe një cikli agopunture ka realizuar ëndrrën e saj dhe ndodhet në javën e 14-të të shtatzanisë së saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e saj, Kim Jackëerth për revistën “People”.
Céline, është nëna e një fëmije 9-vjec me emrin René-Charles, dhe do ta njohë gjininë e binjakëve të saj, muajin e ardhshëm.
Bashkëshorti i saj, Rene Angelil thotë se Céline shpreson që të ketë një shtatzani të mbarë dhe kur mësoi se pret binjakë ishte një bekim i dyfishtë.
Top Channel