Antidotet për helmet, edhe në spitalet e rretheve

31/05/2010 09:35

Këtë vit sezoni turistik është premtuar se do të jetë më i organizuar dhe më i sigurt sesa vitet e kaluara. Të paktën këtë vit, ata që do të pickohen nga gjarpri, merimanga e zezë apo nga mushkonja tigër, nuk do të vijnë deri në Tiranë për të gjetur shpëtim.

Sot pritet të firmoset një urdhër për shpërndarjen e antidoteve për të gjitha llojet e helmimit që janë evidentuar deri tani në territorin e Shqipërisë.

Duke u nisur nga mungesa e informacionit apo kërkesat e spitaleve rajonale për këtë sezon turistik, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin për të shpërndarë lëndët e shpëtimit kundër pickimeve të ndryshime, edhe në spitalet rajonale.

Konkretisht, sipas drejtorit të politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tashmë pritet të mbërrijnë sasitë e dozave të medikamenteve që përdoren në rastet e pickimeve.

Insekte si merimanga e zezë, e mbiquajtur “Vejusha e zezë”, mushkonja tigër apo specie të tjera të rrezikshme për shëndetin e njeriut, janë vdekjeprurëse në rast se nuk merret medikamenti neutralizues i helmit të transmetuar nga to.

Vitet e kaluara ka pasur probleme për sa i takon udhëtimit të gjatë dhe të sforcuar, tensionues dhe rraskapitës që duhet të bëjnë me automjete, pacientët nga jugu apo nga veriu i vendit për në Tiranë.

Kryesisht rastet e helmimeve apo pickimeve janë trajtuar nga qendra e toksikologjisë pranë Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Për këtë vit mësohet se një pjesë e mirë e produkteve që kanë qenë vetëm “monopol” i Tiranës, do të shpërndahen edhe në spitalet rajonale, për më shumë lehtësi për mjekët, pushuesit, banorët e zonave të thella apo edhe turistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA