6 vjecarja, 3 milionë shpërblim informatorëve

31/05/2010 20:15

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj bëri të ditur në qytetin e Kukësit për vendosjen e një shpërblimi prej 3 milionë lekësh për personin që jep informacione në lidhje me 6 vjecaren e zhdukur prej 9 ditësh.

Burgaj kërkoi nga policia e Kukësit impenjim maksimal për gjetjen e vajzës. Hetimet për këtë cështje janë shtrirë edhe në Kosovë e Maqedoni.

“Kam dërguar ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit me qëllim që të arrijmë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Kam urdhëruar që shuma të shkojë në 3 milionë lekë për kë do të japë informacione”, ka deklaruar Burgaj.

Dosja hetimore për zhdukjen e vajzës 6 vjecare në Zapod i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA