Oslo, 19 vjecarja gjermane fiton Eurovision

30/05/2010 10:35

Një vajzë 19 vjecare gjermane, Len Meyer Landrut, ka fituar mbrëmjen e djeshme në Oslo festivalin Eurovision.

E reja la pas 24 konkurrentë nga vende të ndryshme të kontinentit të vjetër, me një këngë pop të kënduar në anglisht me titullin “Satellite”.

Ajo u votua nga telespektatorët e 39 vendeve, pasi dilte fituese në parashikimet e internetit.

Ndërsa këngëtarja shqiptare Juliana Pasha, në këtë kompeticion u rendit në vendin e 16-të.

Eurovision është një garë që zgjat tre netë dhe që ka lindur në vitin 1956 në Lugano të Zvicrës. Këtë vit ajo u ndoq nga 120 milionë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA