
Me shume te holla per te parandaluar serine e vetvrasjeve ne ndermarrje.
Ky eshte vendimi i marre nga Hon Hai Precision Industry ne Tajvan, kompania meme e kinezes Foxconn ku kohet e fundit jane regjistruar vetevrasjet e disa punonjesve. Sipas vendimit me te fundit, pagat e punonjesve do te rriten me 20 %.
Vendimi erdhi menjehere pas nje tjeter vetevrasjeje dhe nje tentative per vetevrasje ne rajonin Shenzen. Per momentin nuk eshte vendosur ende asnje date per aplikimin e pagave te reja.
Ne lidhje me kete ngjarje kane vendosur te hetojne gjigantet e informatikes Apple, Nokia dhe Dell, kompanite kryesore per te cilat punon Foxconn. Kompania kineze ka punesuar rreth 420 mije njerez ne te gjithe Kinen.
Top Channel