Vdes në moshën 42 vjeçare Geri Koleman

29/05/2010 01:50

Vdes në moshën 42 vjeçare aktori amerikan Gari Koleman i bërë i famshëm me sitcom-in “Arnold”.

“Me keqardhjen më të thellë ju njoftoj se Geri Koleman u nda nga jeta”, deklaroi para gazetarëve zëdhënësi i aktorit.

Koleman vdiq pas një hemoragjie në tru si pasojë e një incidenti që kishte pësuar në banesën e tij në Santakuin të Utah. Pasi u dërgua në spital, ekipi mjekësor deklaroi se gjendja e tij shëndetësore, fillimisht ishte e qëndrueshme, por papritur ai hyri në koma për të ndërruar jetë pak orë më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA