Tiranë, përfundon pengmarrja, autori në polici
29/05/2010 12:25
Përfundon pa viktima dhe pa të lënduar pengmarrja e sotme në një prej dyqaneve te zona e Stacionit të Trenit në fund të bulevardit “Zogu I”.
Pengmarrësi Elton Sutermani është shoqëruar për në komisiariat me makinat e policisë, ndërkohë ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes u grumbulluan shumë kalimtarë të rastit, ndërkohë që qarkullimi në Bulevard është zhbllokuar sërish.
Top Channel