Rigjallerohet industria nxjerrese dhe perpunuese

29/05/2010 08:00

Industria e nxjerrjes se lendeve te para nga nentoka, si dhe ajo e perpunimit, duket se e lane prapa pjesen me te keqe te krizes ekonomike dhe financiare boterore, si pasoje e rritjes se cmimeve ne tregun nderkombetar, gje qe ka sjelle edhe rritje te volumit te shitjeve e te prodhimit.

Sipas te dhenave te publikuara se fundmi nga Instituti i Statistikave, shitjet ne industrine nxjerrese u rriten me 31.4 per qind ne tremujorin e fundit 2009, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Volumi i mallrave te prodhuara eshte rritur me 30 per qind.

Nxjerrja e naftes duket se eshte faktori me i rendesishem i rritjes se industrise nxjerrese, por edhe industria e kromit duket se eshte rigjalleruar per shkak te rritjes se cmimeve te lendeve te para ne tregun nderkombetar. Ecuria e kenaqshme e shitjeve ka shtuar edhe numrin e te punesuarve me 6 per qind, nderkohe qe sipas INSTAT, edhe pagat jane rritur me 2.3 per qind.  

Ndonese me nje ritem me te ulet, permiresime jane shenuar edhe ne industrine perpunuese. “Shifra e afarizmit [xhiroja] vleresuar me cmime fikse, rritet 14.4 per qind ne tremujorin e katert 2009, krahasuar me tremujorin e katert 2008. Ndersa krahasuar me tremujorin paraardhes, rritja eshte 4.1. Volumi i prodhimit industrial ne tremujorin e katert 2009 rritet 8.1 per qind krahasuar me tremujorin paraardhes. Krahasuar me tremujorin e katert 2008 rritja eshte 16.4 per qind”, njoftoi INSTAT.

Megjithate, ky permiresim nuk e ka stabilizuar ende situaten e punesimit. Ne terma vjetore, numri i te punesuarve ne dhjetor 2009 qe me i ulet se nje vit me pare.

“Numri i te punesuarve ne Industrine Perpunuese rritet 1.1 per qind ne tremujorin e katert 2009 krahasuar me tremujorin paraardhes, ndersa pagat e paguara te punesuarve jane rritur 4.7 per qind gjate te njejtes periudhe. Krahasuar me tremujorin e katert te vitit te meparshem, vihet re nje renie prej 4.4 per qind e numrit te te punesuarve dhe rritje e pagave prej 5.7 per qind”, thote INSTAT.

Industria perpunuese ka qene pjesa me e goditur nga kriza boterore ne ekonomine shqiptare, per shkak se ky sektor eksporton shumicen derrmuese te prodhimit te vet dhe kerkesa per mallrat shqiptare ra ndjeshem gjate vitit te kaluar. Industria perpunuese eshte vecanerisht e rendesishme per shkak te numrit te madh te shqiptareve qe puneson.

Ne kete sektor vleresohet se punojne 60 deri ne 100 mije shqiptare me orar te plote apo me orar te pjesshem. Dhoma Kombetare e Prodhuesve te Veshjeve, nje shoqate qe perfaqeson interesat e kesaj industrie, raportoi vitin e kaluar per 10 mije vende pune te humbura. Pavaresisht permiresimit te verejtur, keto vende pune nuk jane rikuperuar ende teresisht. Per industrine perpunuese, kriza solli renie neto te pagave te punonjesve ne periudhen tetor 2008-mars 2009. Por pas prillit, pagat pesuan rritje, sido qe rritja ishte minimale.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA