Rama: Vendi, në krizë të gjithanshme

29/05/2010 10:25

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi se vendi është në krizë të gjithanshme, demokracie dhe ekonomike, duke akuzuar qeverinë se po fsheh të vërtetën për situatën reale në të cilën ndodhet Shqipëria.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore që zhvillohet në Tiranë, Rama theksoi se kriza ka paralizuar shumë sektorë të vendit, ndërsa shprehu shqetësimin për errësirën e mungesës së informacionit nga qeveria për ekonominë.

Rama theksoi se socialistët nuk tërhiqen nga kërkesa për transparencë të zgjedhjeve, të kutive që mbahen të mbyllura, jo për të ndryshuar rezultatin, por për të mos lejuar më zhvillimin e këtij sistemi korruptiv në zgjedhjet e ardhshme.

Në mbledhjen e Komitetit janë të pranishëm edhe Sergei Stanishev dhe Luis Ajala, sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste.

Top Channel