Negociatat, paqja ende larg

29/05/2010 15:45

Dy partitë e mëdha po përforcojnë cdo ditë e më shumë bindjen se nga negociatat me ekspertët e Brukselit në Tiranë nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Kjo gjendje e pandryshuar edhe qe nga darka e Strasburgut po duket akoma me qarte se socialistet dhe demokratet po zgjedhin mediat per te komunikuar mes tyre. Dhe ajo qe transmetojne ne publik jane mosmarreveshjet. Se pari ata ndahen tek koha e lene per te arritur nje marreveshje. Edi Rama e cileson ate kohe ultimative qe zoti Berisha nuk ka arsye ta mohoje, sepse e tille iu eshte komunikuar ne Strasburg. Por per demokratet ajo nuk mund te konsiderohet e tille.

“Une jam sot per te denoncuar kete mashtrim te paskrupullt te zotit Rama, genjeshter qe ka ne themel psikologjine dhe botekuptimin e bllokmeneve te rinj. Duhet t’i rikujtoj zotit Rama se institucionet demokratike nuk japin kurre ultimatume ndaj nje mazhorance demokratike te nje vendi te lire, se ultimatumi dhe dialogu përjashtojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Bumci.

Dallimi i dyte mes paleve eshte se zoti Rama thote se qeverise nuk i eshte kerkuar te ofroje hapesira per opoziten, por te mos pengoje hapesiren qe i jep kushtetuta per transparence.

Duke hedhur poshte kete argument, demokratet thone se qeveria ka pranuar te marre pjese ne komisionin hetimor, megjithese kjo nuk rekomandohet nga OSBE-ODIHR dhe ligji nuk e detyron. Nderkohe demokratet thone se nje nga hapesirat e tjera te leshuara nga qeveria eshte dhenia e kryetarit te komisionit hetimor opozites, megjithese ligji nuk e parashikon.

Ajo qe sigurojne demokratet eshte se politika nuk do te dale mbi ligjet dhe kushtetuten e vendit.

Top Channel