Ndahet nga jeta Denis Huper

29/05/2010 20:05

Pas vdekjes së aktorit Geri Koleman,  ditën e premte, një tjetër yll i kinemasë shuhet në Hollivud.

Denis Huper u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare pas komplikacioneve shëndetësore shkaktuar këto nga sëmundja e kancerit nga e cila aktori vuante prej kohësh.

Aktori ka marrë pjesë në shumë filma hollivudiane, në një pjesë të madhe të tyre ka qënë edhe protagonist, por ai do të mbahet mend për rolin e tij në filmin “Easy Rider”.

Top Channel