Mjekët e familjes, kërkohen 50 % më shumë specialistë

29/05/2010 15:35

Numri i mjekeve të familjes në Tiranë, por edhe në disa qytete të mëdha është shumë më i vogel sesa kerkohet.

Zyrtaret e shendetesise pohojne se vetem ne Tirane kerkohen 50 % me shume mjekë familjeje sesa jane aktualisht pasi numri i popullsise vitet e fundit eshte rritur ndjeshem.

Drejtori i Shendetit Publik, Gazmend Bejtja sqaron se kerkohet hapje e qendrave te reja shendetesore ne lagjet e reja te krijuara ne Tirane, per te arritur standartet e kerkuara.

“Për Tiranën mund të ketë 50 përqind më shumë mjekë familje sesa tani”, u shpreh Bejtja.
 
Drejtori i Shendetit Publik ka sqaruar se aktualisht nuk ka hapesira te lira per te ndertuar qendra shendetesore, ndaj eshte e veshtire qe te ulet numri i larte i pacienteve ne qendra shendetesore por edhe ne spital.

Top Channel