Kontrabanda, rregulla te reja per birren

29/05/2010 08:10

Sasia e maltos qe hynte ne treg nuk perputhej me birren e prodhuar, referuar standardeve, per rrjedhoje, Ministria e Financave ndryshon skemen e kontrollit.

Behet fjale per udhezimin e leshuar pak dite me pare qe kufizon tregun e importit te maltos me vendosjen e kritereve te reja, si dhe leshimin e autorizimeve nga Ministria e Financave per efekte akcize.

Do te jete vete ministri personi kompetent qe do te leshoje autorizimin per importuesin e maltos. Aktualisht, birra nuk ka pulle fiskale, kurse tregu eshte ndare ne dhjetera fabrika ose punishte te vogla, duke e bere te veshtire kontrollin ndaj evazionit.

Pika 2 e udhezimit ndryshon duke caktuar rregullin se importuesi i maltos, qe nuk eshte i autorizuar si tatimpagues akcize, subjekt i prodhimit te birres, duhet te beje kerkese prane tatimeve per te marre autorizimin per import me qellim tregtie.

Autorizimi leshohet nga drejtori i Tatimeve dhe jepet per nje periudhe 1-vjecare me te drejte rinovimi. Cdo importues duhet te plotesoje disa kritere qe jane: te kete me shume se tre vjet i regjistruar ne organet tatimore si person i tatueshem i TVSH-se, te jete duke vazhduar veprimtarine ekonomike, dhe te mos kete detyrime tatimore.

Importuesi i autorizuar, per cdo rast te importit te maltos, duhet te depozitoje si garanci perpara zhdoganimit, ne nje llogari bankare, 120 leke per kilogram malto te importuar, e cila do t’i kthehet brenda 10 diteve nga data e paraqitjes se dokumentacionit te shitjes se maltos te tatimpaguesit e autorizuar si prodhues birre.

Ne rastet kur tregtarit i gjenden sasi maltoje te padokumentuar, atehere ai eshte i detyruar te paguaje 120 leke per malto tatim dhe i hiqet e drejta e ushtrimit te ketij aktiviteti duke i terhequr autorizimin si importues.

Gjate vitit 2009, mesohet se jane importuar rreth 36.6 milione litra birre, ose tre milione me shume se viti 2008. Shifrat behen publike nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, sipas te ciles, importi i birres ka pasur nje rritje te qendrueshme.

Gjate gjithe vitit, muaji gusht qe ngulmon me sezonin e veres eshte periudha kur importi i birres peson rritje deri me 150 per qind. Ne gushtin e vitit te kaluar ishin importuar rreth 6 milione litra birre, pa harruar edhe prodhimin vendas. Referuar shifrave zyrtare te Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, prodhimi vendas i birres vjen duke rene. Me 2008-n, prodhimi vendas ishte 330 mije litra, kurse ne 2007 ishte 35 mije litra me shume.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA