A/H1N1 ne gjendje “gjumi”

29/05/2010 10:50

Virusi A/H1N1 qe trembi boten vetem pak muaj me pare ka rene nje “gjume” por ekspertet jane ne pritje te rasteve te reja per te kuptuar nese virusi ka pesuar mutacion.

“Viruset e gripit jane te paparashikueshem. Ne te shkuaren, pandemi te ndryshme jane rikthyer me te fuqishme dhe te dhunshme, ndersa ne raste te tjera virusi eshte zhdukur.

Mesa duket, A/H1N1 do ta lere boten edhe per disa muaj ne ankth, pasi periudha kur mund te rikthehet eshte ajo e fillimit te vjeshtes.

Top Channel