Krizë e thellë në hoteleri dhe turizëm

28/05/2010 09:05

Industria shqiptare e hotelerisë dhe turizmit duket se pësoi krizë të rëndë në fund të vitit të kaluar, kur numri i klientëve u reduktua ndjeshëm dhe një pjesë e punonjësve humbën vendin e punës.

Lajmi bëhet i ditur nga një publikim i Institutit të Statistikave, i quajtur “Statistikat afatshkurtra”.

Xhiroja e industrisë hotelerike në Shqipëri ra me 8.4 për qind në bazë vjetore në tremujorin e katërt të vitit 2009, gjë që solli rënie të numrit të të punësuarve me 5.4 për qind, sipas INSTAT.

“Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e katërt 2009, është ulur me 20.4 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2009. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2008 është rritur 8.4 për qind. Numri i të punësuarve në hotele është ulur 18.1 për qind në tremujorin e katërt 2009 krahasuar me tremujorin e tretë 2009, ndërsa pagat e paguara janë ulur 15.5 për qind gjatë së njëjtës periudhë”, thotë INSTAT.

Top Channel