Alicia Keys, në pritje të fëmijës së parë

28/05/2010 09:45

Alicia Keys pret fëmijen e saj të parë. Artistja amerikane do të martohet këtë vit me babanë e fëmijës së vet, producentin Swizz Beatz.

Përfaqësuesit e ciftit e konfirmuan këtë lajm për mediat.

Alicia është pjesë e atyre artistëve që duhet të marrin pjesë në koncertin e programuar për 10 qershor në Johannesburg, në vigjilje të hapjes së Botërorit në Afrikën e Jugut.Swizz Beatz ka qenë më parë i martuar dhe ka dy fëmijë.

Top Channel