Aksident në Vorë-Fushë Krujë

28/05/2010 01:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë në orët e mbrëmjes së enjte.

Sipas policisë disa makinë u përfshinë në aksident. Fillimisht një makinë e vogël u përplas me një kamion, çka ka sjellë edhe bllokimin e rrugës duke shkaktuar edhe përplasjen e katër makinave të tjera të cilat nuk kanë mundur të frenojnë dot.

Nga përplasja fatale kanë mbetur disa përsona të plagosur. Mësohet se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po u jepet ndihma mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA