Vagonët me skrap pre e grabitjes

27/05/2010 11:40

Tentaviva për të vjedhur një sasi skrapi që ndodhej në vagonat e linjës hekurudhore ndërkombëtare Hani Hotit- Shkoder gjatë kohës që lokomotiva me vagone ishte në levizje për pak sa nuk kthyer në një ngjarje të rëndë ku mund të kishte pasur dhe viktima.

Ngjarja në fjale ka ndodhur dje në orët e vona të pasdites, kur treni i mallrave që vinte nga Mali i Zi i ngarkuar me skrap, ka kaluar piken kufitare te Hanit te Hotit dhe ne momentin qe eshte futur ne territorin tone, ne vendin e quajtur Vukpalaj ne Bajze ka rene pre e nje vjedhjeje te rrezikshme.

Pasi nje grup prej disa personash kane hipur mbi lokomotive duke bere shkeputej e 7 vagonave nga lokomotiva.

Ky veprim i rrezikshem eshte bere me qellim qe te shkeputen vagonet me skrap, por e pa menduar mire ky veprim do ishte kthyer ne tragjedi pasi vagonet duke levizur te pakontrolluar nga lokomotiva do kishin fituar nje shpejtesi teper te madhe qe do provokonte daljen vagoneve nga shinat, te cilet mund te perfundonin me pas ne banesat qe ndodhen fare prane hekurudhes.

Per fat te mire shkeputja e vagonave eshte pare shume shpejt nga makinistet te cilet kane nderhyre duke lidhur dhe nje here vagonet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA