Travolta dhe bashkëshortja presin binjakë

27/05/2010 13:20

Pas dramës gëzimi. Aktori John Travolta dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston do të kenë shumë shpejt binjakë.

Disa ditë më parë Travolta kishte konfirmuar shtatzëninë e gruas së tij 47 vjeçare, por tani e përjavshmja “Star” bën të ditur lajmin për një shatzëni të dyfishtë.

Çifti ka tashmë një vajzë 10 vjeçare, Ella Blue.

Ndërkohë që vitin e shkuar, në janar, aktori dhe gruaja e tij humben fëmijën e tyre të parë, Jett, gjatë pushimeve me familjen në Bahamas.

Top Channel