Rritet akciza për serat

27/05/2010 20:00

Rritja e akcizës për lëndët djegëse, të cilat përdoren në serat me ngrohje, ulin më shumë mundësinë e fermerëve shqiptarë për të prodhuar produkte bujqësore në cdo stinë dhe për të konkururra me cmim të ulët prodhimet e importit.

Fermerët thonë se këto vendime të qeverisë, që rrisin kostot e prodhimit të mallrave vendase, janë hapa prapa që cojnë në falimentimin e fermerit shqiptar.

“Qeveria vazhdon me praktika të ndryshimit të legjislacionit pa u konsultuar më parë me grupet e interesit. Rritja e akcizës do rrisë cmimet, i jep mundësi hyrjes me shumicë të produkteve të importit në Shqipëri dhe ul konkurrencën e prodhimeve vendase”, deklaron fermeri Zyhdi Teqja.

Edhe pse aktualisht ekziston një vendim i qeverisë për rimbursimin e akcizës, sipas fermerëve kjo procedurë rimbursimi nuk funksionon në cdo rast, gjë që e vështirëson edhe fakti që është lënë në kompetencat e organeve tatimore që të bëjnë rimbursimin e saj.

“Jo të gjithë fermerët janë të rregjistruar, që do të thotë pagesë 100% e kostove të ngrohjes. Rimbursimi i është lënë në dorë tatimeve, që janë të prirura për të marrë lekë dhe jo për të dhënë”, thekson Teqja.

Me propozim të Këshillit të Ministrave, në fillim të muajit maj në komisionin e ekonomisë u kalua projektligji për rritje të akcizës me 7 lekë për lëndët djegëse, solar, mazut, nga 13 lekë/litër në 20 lekë/liter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA