Mjekim i pakujdesshëm, pacienti kërkon rimbursim

27/05/2010 08:45

Tre muaj ankth, shqetësim, dhe peshën në zemër për dy tumore në trup, pacienti nga Tirana nuk do të mund ta përshkruajë me saktësi, as nuk do të gjente fjalë për ta rrëfyer si e ka përjetuar.

Por minimalisht që mund të kërkonte për ecejaket, braktisjen e punës, stresit për tre muaj, udhëtimeve dhe ekzaminimeve të njëpasnjëshme në tri klinika të ndryshime, një rimbursim financiar.

Të paktën për shpenzimet dhe detajet teknike të rrugëtimit të 51-vjeçarit nga Tirana, Ylli Sinani, qendra duhet të rimbursojë dëmin.

Sasia e parave që ka kërkuar qytetari i cili u diagnostikua gabim dhe që aktualisht ka vërtetuar se nuk është i sëmurë nga tumoret, është plot 50 mijë euro.

Kjo në rast se palët bien dakord me konsensus. Në rast të kundërt, hapësirat ligjore njohin mundësitë për t’ju drejtuar organeve kompetente, për të kërkuar më pas një shumë tjetër parash për rimbursim.

Të gjitha këto pretendime dhe kërkesa janë parashtruar në letra zyrtare, që i janë drejtuar qendrës ku u diagnostikua.

Letrat kanë pasur bashkëngjitur të gjithë informacionin me detaje të analizave, ekzaminimeve, firmave dhe vulave të mjekëve në dy qendra të tjera shëndetësore, një brenda dhe një jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA