Kola: PD nuk eshte nje parti e djathte

27/05/2010 21:35

Kreu i shoqates se ish te perndjekurve politike, Kurt Kola deklaroi ne “Top Story” se Partia Demokratike nuk perfaqeson aspak te djathten shqiptare.

“Ne Shqiperi nuk ka te djathte ne pushtet sepse ka parti te vogla te djathta qe nuk kane ardhur ne pushtet. PD, nje parti qe erdhi si rezultat i revoltes popullore per te rrezuar komunizmin, nuk eshte e djathte sepse e djathta ka nje tradite qeverisjeje, ka nje program ku baza jane pronaret, ish te burgosurit politike, ish shtresa anti-regjimit dhe sulmin e pare PD e beri ndaj pronareve ne shtator te 1993-shit ndaj ish pronareve kur ata bene nje greve urie per pronat per te kundershtuar ligjin 7501. Nje vit me vone po ajo PD, sulmoi greven e urise te te burgosurve politike ne te gjithe Shqiperine”, theksoi Kola.

Me tej ai vazhdoi te atakoje forcen me te madhe politike ne vend, duke thene se PD nuk ka nje tradite qeverisjeje te djathte. Kola shtoi se ne fillim te pluralizmit politik, politikanet nuk arriten te krijonin nje te djathte sepse ata nuk e kishin idene se kush ishte e djathta. “Qe nga viti 1992, integrimi jone vazhdon te jete nje mashtim pa fund”, tha kreu i shoqates se ish te perndjekurve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA