Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës
27/05/2010 08:25
Policia italiane ka vënë në pranga 6 persona për trafik dhe posedim me qëllim tregtimi të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për pesë shtetas shqiptarë, rezident në Pomezia dhe Romë.
Gjithnjë për trafik droge në provincën e Savonës është duke u zhvilluar një operacion i gjerë, pas nxjerrjes së 18 urdhër-arresteve për një organizatë marokenësh.
Top Channel