Hani Hotit-Shkodër,rruga mes mbeturinave

27/05/2010 11:20

Prej më shumë se 10 vitesh disa segmente të rrugës nacionale Shkodër-Hani Hotit janë kthyer në vend  grumbullimi mbeturinash. Situata nuk duket aspak normale kur në këtë aks futen turistë nga vende të ndryshme të Europës për në Shqipëri dhe kontakti i parë me vendin janë mbeturinat dhe mbetjet inerte.

Pak kohë më parë kryeministri i Shqipërisë në një mbledhje të radhës të qeverisë u shpreh se akset rrugore dhe zonat bregdetare duhet ne menyre urgjente te pastrohen. Por pavarisht ketij urdheri verbal dhene pak kohe me pare nga kryeminstri situata le shume per te deshiruar.

Jo vetem qe mbeturinat nuk jane hequr nga rruga por ato sa vije dhe shtohen. Te pyetur ne lidhje me situaten kritike ku ndohet rruga nacionale mbuluar me mbeturina drejtues te njesive vendore heshtin. Akoma me keq duket gjendja kur shikon qe fillimi rruges nacionale Shkoder-Hani Hotit ne dalje te qytetit eshte kthyer ne thertore bagetish jashte cdo kriteri higjenik dhe estetik per nje rruge nacionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA