Dyfishohen fëmijët e braktisur

27/05/2010 20:15

Numri i të moshuarve, por edhe i fëmijëve socialë të braktisur, që kërkojnë të asistohen në qendra të shërbimit social, është dyfishuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se cdo muaj numërohen të paktën 10 të moshuar që kërkojnë të qëndrojnë në azil.

“Shoqëria jonë po përballet me një fenomen të ri, atë të braktisjes, që është rreth 50 përqind më e lartë”, ka deklaruar specialistja Denada Seferi.

Ndërsa ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale, Spiro Ksera është shprehur: “Njësitë vendore kanë ligjin dhe janë të detyruara t’i binden ligjit”.

Por ndërsa numri i të moshuarve dhe fëmijëve është rritur me 50% nga viti 2005, kapacitetet për përballimin e tyre janë fare të pakta. “Shteti i trajton personat që janë të tillë deri në moshë madhore”, ka theksuar Seferi.

Ndërsa Et’hem Ruka ka vlerësuar se skema e hartuar nga qeveria nuk po rezulton funksionale. “Skema nuk është shumë funksionale përderisa ka shqetësim publik”, është shprehur ai.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime mbi cështjen e trajtimit të fëmijëve jetimë deri në moshën 16 vjecare.

Ministri i Punës tha se nuk ka institute për rehabilitmin e personave me aftësi të kufizuara dhe kërkohet të punohet më tej për përmirësimin e legjislacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA