Durrës, biblioteka po rrënohet

27/05/2010 11:50

Shembja e tavanit në një nga sallat e fondeve të hapura në bibliotekën publike të Durrësit ka rrezikuar jetën e një studenteje të Universitetit “Aleksander Moisiu”.

Studentja e Ciklit te Ulet të Fakultetit të Edukimit ka qene duke kërkuar në raftet e librave kur një cope betoni është shkëputur duke e goditur në sup. Amortizimi i godines 80-vjecare e ka kthyer ne nje rrezik prezent frekuentimin e saj nga lexuesit dhe personeli. Alarmi per gjendjen e saj eshte dhene prej vitesh, po deri tani asgje nuk ka ndryshuar.
 
Ne godinen e banimit e pershtatur si biblioteke qe ne vitin 1945 nuk mund te investohet pasi ligjerisht ajo i perket pronarit te meparshem. Ngjarja e fundit ka vene ne levizje bashkine e Durresit e cila ka ngritur nje grup specialistesh per te vleresuar mundesite reale te zhvendosjes se Bibliotekes ne godinen e ish-shtepise se Pionierit ku sot ndodhet Qendra Kulturore e Femijeve.

Top Channel