
Bashkimi Europian dhe Agjencia Franceze e Lajmeve kanë organizuar forumin “Shqipëria drejt BE-së, hapja e kufijve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”.
Projekti synon të inkurajojë gazetarët shqiptare në procesin e raportimit për zgjerimin e Bashkimit Europian, si edhe për sfidat që paraqet procesi i integrimit për vendin.
Në një auditor me studente te gazetarise shqiptare, ambasadorja franceze ne Shqiperi, ka vleresuar si mjaft te rendesishme rolin e medias e cila duhet te informoje sa me shume publikun ne lidhje me integrimin e vendit. Ne takim ishte edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha qe ka bere nje rezyme te progresit ne fushen e sigurise qe Shqipëria ka arritur dhe ka pershendetur vendimin per vizat te Komisionit Europian.
Top Channel