
Autoritetet xhamajkiane kanë konfirmuar se në aktet e dhunës që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit janë regjistruar të paktën 44 të vdekur.
Ndërkohë, burime spitalore, të cituara nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, bëjnë të ditur se bilanci i viktimave është 60 të vdekur.
Ndërsa Julian Marley, i biri i këngëtarit legjendar Bob Marley, ka reaguar duke deklaruar se vendi i tij është një vend i paqes.
Ai ka shprehur shpresën e tij se situata do të kthehet ashtu sic ishte para se të niste kjo valë dhune. “Urrej cdo lloj lufte”, ka theksuar Julian.
Aktet e dhunës në ishullin e Karaibeve shpërthyen pasi policia po përpiqet të arrestojë bosin e drogës Christopher “Dudus” Coke, për ta ekstraduar më pas në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel