Siria, mijëra raketa në drejtim të Izraelit

26/05/2010 17:00

Siria ka mijëra raketa të drejtuara ndaj Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite dhe po ashtu edhe guerrilasit e lëvizjes Hezbollah.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat nga Lindja e Mesme, të cilat iu referohen burimeve ushtarake zyrtare.

Sipas këtyre të fundit, Jeruzalemi është i shqetësuar për transferimin e raketave balistike nga ana e Damaskut, i cili po punon intensivisht per prodhimin e mëtejshëm të tyre.

Top Channel