
Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik kane verejtur se ky eshte nje ‘trend’ ne rritje tek nxenesit e shkollave 9-vjecare ne gjithe vendin.
Por vec mbipeshes nje problem i evidentuar tek nxenesit e shkollave eshte konsumimi i nje ushqimi jo i shendetshem nga femijet. Studimi tregon se vetem 21 % e femijeve konsumojne nje here ne dite fruta dhe perime, dhe 29 % i konsumojne me shume se nje here ne dite.
Konsumimi i ushqimeve te paketura ne ambientet e shkollave, si dhe mungesa e nje regjimi ka bere qe 15 % e femijeve te shprehen se jane mbipeshe dhe duhet te mbajne diete. Rritja ne peshe sipas specialisteve vjen edhe si pasoje e mungeses se aktiviteteve fizike.
Te dhenat e fundit tregojne se 3 % e femijeve nuk bejne asnje aktivitet fizik, dhe 21 % e tyre bejne me shume se nje ore aktivitet fizik te sforcuar gjate javes. Pjesa me e madhe e femijeve dhe konkretisht 58 % e tyre kalojne tre ore ne dite para ekranit dhe 24 % e tyre harxhojne 1 deri ne 2 ore ne dite para internetit. Por kjo dukuri nuk eshte e perhapur ne mase pasi 18 % nuk kane akses ne te.
Top Channel