Shinawatra, avokatët: Të anulohet fletëarresti
26/05/2010 19:05
Avokatët e ish-kryeministrit tajlandez Thaksin Shinaëatra kanë kërkuar anulimin e urdhërarrestit të ngritur ndaj klientit të tyre për terrorizëm.
“Urdhërarresti është lëshuar në bazë të provave të gabuara dhe informacione të rreme”, ka deklaruar njëri prej avokatëve.
Nëse cështja ndaj ish-kryeministrit do të vijojë, Thaksin rrezikon dënimin me vdekje pasi akuzohet se ka financuar dhe nxitur dhunën e “këmishëve të kuqe”.
Aktualisht ai ndodhet në Mal të Zi ku ka marrë nënshtetësi malazeze, duke i shpëtuar kështu ekstradimit në vendlindje.
Top Channel