SHBA gati per front te ri lufte

26/05/2010 02:25

Pervec luftes ne Irak dhe Afganistan, SHBA-te kane ne plan hapjen e nje fronti tjeter lufte, ate kunder narkotrafikanteve ne kufirin me Meksiken.

Keshtu presidenti amerikan Barak Obama konfirmoi se do te dergoje pergjate kufirit me meksiken 1200 ushtare per t’iu kunderpergjigjur aktiviteti criminal te bandave te trafikut te droges.

Obama i ka kerkuar Kongresit amerikan nje fond shtese prej 500 milion dollaresh pikerisht per kete beteje.

Trupat ushtarake ne kufi jane kerkuar prej kohesh nga autoritetet vendore te shteteve kufitare me Meksiken per te limitizuar dhunen e narkotrafikanteve meksikane.

Top Channel