
Numri dy i misionit EULEX, Roy Reeve ka deklaruar se hetimet për rastet “e mëdha” të korrupsionit në Kosovë janë vetëm në fillim dhe do të vazhdojnë.
Reeve ka theksuar se në javët e ardhshme EULEX do të bëjë të qartë se nuk ka si objektiv vetëm zyrtarët e qeverisë, por edhe ata në rangje të tjera.
“Hetimi në njërën nga ministritë e qeverisë së Kosovës është vetëm fillimi i një beteje të gjatë, të vazhdueshme dhe të përbashkët me institucionet e Kosovës, me qëllim luftimin e korrupsionit në institucionet shtetërore dhe ato private”, ka pohuar Reeve.
Përsa i perket hetimeve mbi krimet e luftës, ai ka theksuar se misioni i tij nuk ka dëshmi për të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë” në Burrel të Shqipërisë.
Top Channel