
Nëpërmjet figurave të ndryshme të saj, Partia Socialiste po përsërit qëndrimin e saj se me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, kutitë e fletëve të votimit nuk mund të asgjësohen.
Ky nen i Kodit Zgjedhor që flet për ruajtjen e dokumentacionit thotë se pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit dhe procesverbalet ia dërgon Arkivit Qendror të Shtetit. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së. Por sipas partisë socialiste këtu nuk është e përcaktuar se djegja bëhet në të njëjtën kohë dhe se aktualisht nuk jemi në një situatë normale.
“Moszgjidhja dhe vazhdimi i krizës do të kenë pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, e me çdo faktor të përfshirë në tryezë. Dhe padyshim, thellimi i kësaj krize do të kishte pasoja të rënda jo vetëm lidhur me axhendën tonë evropiane, por edhe mbi gjendjen e vendit. Kushdo që i shmanget zgjidhjes së ofruar; kryeministër, qeveri apo KQZ dhe flet për djegien e votave me benzinë, do të përballet me përgjegjësinë historike para vendit. E përsëris, që ta marrë vesh mirë Berisha, Ristani dhe gjithë stani i tyre, se fletët e votimit as mund të grisen, as mund të lagen dhe as mund të digjen”, u shpreh Dokle.
Sipas zotit zotit Dokle, të gjitha kambanat bien për qeverinë dhe mbi qeverinë. Sipas tij, tryeza e Strasburgut ofroi zgjidhje dhe vuri një afat ultimativ për zgjidhjen e krizës.
Top Channel