Kurbin, atë e bir marrin peng nipin

26/05/2010 20:35

Një ngjarje e ndodhur para pak castesh ka tronditur qarkun e Kurbinit, ku atë e bir kanë marrë peng një të afërm të tyre.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Mark Gjini me ndihmën e të birit ka marrë peng djalin e motrës, për shkak të borxheve që ky i fundit i detyrohej.

Sipas burimeve, nën kërcënimin e armëve dy pengmarrësit e kanë detyruar të riun të hipë në makinë, në kërkim të së cilës janë vënë forcat e rendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA