Kriza, Italia masa te rrepta financiare

26/05/2010 03:50

Italianet po behen gati per shkurtime te medha te pagave, sherbimeve qeveritare dhe kujdesit shendetesor, ndersa qeveria perpiqet te shmange nje krize te ngjashme me ate me te cilen perballet Greqia.

Ministrat e kabinetit qeveritar u takuan dje qe te diskutonin per shkurtime qe kapin shifren 30 miliarde dollare gjate dy viteve te ardhshme dhe nje keshilltar kryesor i kryeministrit Silvio Berluskoni ka paralajmeruar se plani parashikon “sakrifica te medha”.

Media italiane thote se plani do te ngrije ose shkurtoje rrogat e te gjithe punonjesve qeveritare. Fondet qeveritare per kujdesin shendetesor dhe organet e qeverisjes lokale parashikohen gjithashtu te tkurren.

Italia ka nje nga borxhet me te larta ne bote. Zyrtaret thone se shkurtimet kane si qellim qe ta sjellin borxhin ne nivelet e pranueshme te Bashkimit Evropian deri ne vitin 2012.

Top Channel