Ivanovic: EULEX s’mund t’i ndalojë zyrtarët serbë
26/05/2010 15:10
Sekretari i Shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se misioni EULEX nuk është i autorizuar të ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.
“Zyrtaret serbë mund të vijnë në Kosovë dhe këtë nuk e ndalon asnje nen i ligjeve kosovare”, ka pohuar Ivanovic.
Ai ka theksuar se misioni i EULEX është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, “ku duhet të jetë më aktiv”.
Top Channel