
Ne mbledhjen e pare te qeverise pas takimit te strasburgut, duke informuar anetaret e kabinetit per ecurine e bisedimeve, te cilat i vleresoi si pozitive, kryeministri Sali Berisha hodhi poshte ne menyre kategorike se koha 2-3 javore, e lene ne dispozicion per negociata, mund te interpretohet si ultimatum. Nje term ky qe eshte perdorur keto dite nga opozita dhe kreu i saj, Edi Rama. (UPDATE)
“Nje gje dua t’u garantoj. Nuk ka patur ne menyre kategorike asnje ultimatum, sepse nje vendi te lire dhe me zgjedhje te lira nuk mund te imagjinoje kush t’i jape ulatimatume. Cdo intepretim i kesaj natyre eshte thellesisht primitiv. Ne jemi qeveri legjitime e dale nga zgjedhjet me te mira ne historine e ketij vendi, zgjedhje qe kane plotesuar standartet me kryesore te OSBE/ODIHR-it. Ata qe imagjinojne se qeverise i jane dhene ultimatume, u ka ngelur ora ne oret me te veshtira te ketij vendi. Nuk ka as edhe nje ultimatum”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Sali Berisha tha se ne takimin e Stasburgut jane diskutuar disa opsione, te cilat ai nuk i beri publike, per shkak te konfidencialitetit te takimit dhe vazhdimit te negociatave, qe sipas kryeministrit shkojne kunder frymes se ultimatumeve.
“Ka spikatur dhe spikat ne menyre te qarte vendosmeria per te respektuar kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi, per te patur dialog mes forcave politike, per te studiuar hapesirat e mundshme, per te arritur ne nje zgjidhje te ngercit te krijuar. Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk mund te kete ultimatum. Ata qe i mbahen doktrines se ultimatumeve u them se nuk u sherben. Eshte e papajtueshme me dialogun, me kompromisin”, theksoi Berisha.
Top Channel