Berisha: Nuk ka asnje ultimatum

26/05/2010 11:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ne takimin e Strasburgut nuk eshte dhene asnje ultimatim, nderkohe opsionet e diskutuara ne ate darke pune mbeshteteshin ne respektim te kushtetutes dhe ligjeve te Shqiperise.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, kryeministri deklaroi se ultimatumet jane doktrine e papajtueshme me dialogun, nderkohe qe mes paleve duhet te kete diskutim per te studiuar te gjithe hapesirat e mundshme per te arritur ne nje zgjidhje te ngercit te krijuar.

Ne mbledhjen e sotme, Berisha foli nder te tjera edhe ne lidhje me cmimin e dhene nga Organizata e Kombeve te Bashkuara per prokurorimet publike. “Aplikimi elektronik per prokurorimet publike eshte nje proces kryesor”, u shpreh kryeministri, duke theksuar vendosmerine ne luften kunder korrupsionit.

Top Channel