
Pas projeksioneve te suksesshme ne qytetet turistike te Sarandes, Vlores dhe Pogradecit, prej dy ditesh “Prolog Giffoni” ka ndaluar ne Durres.
Ky qytet, prej kater vjetesh tashme eshte pjese e itinerarit te “Giffoni Film Festival”, duke sjelle per femijet dhe te rinjte prodhimet me te mira kinematografike boterore. Ne atmosferen e nje qyteti qe ka celur sezonin turistik, projeksionet e “Prolog Giffoni” kane qene te pranishme ne ambiente te hapura dhe ne sallen e teatrit “Aleksander Moisiu”, ne mungese te nje salle kinemaje.
Por kjo nuk i ka penguar nxenesit dhe gjimnazistet te shijojne projeksionin ne ekranin e madh, me tema sociale dhe argetuese. Per te pershendetur festivalin kane qene te pranishem edhe dy drejtuesit e pushtetit lokal te qytetit, kryetari i bashkise z. Vangjush Dako dhe prefekti z. Genci Alizoti. “Ky aktivitet vjen ne nje kohe kur qyteti ka celur sezonin turistik dhe me vjen mire qe festivali i filmit per femije dhe te rinj ka gjetur edhe mbeshtetjen e bashkise se qytetit.
Deshiroj qe t’i uroj suksese ne vazhdim ketij formati”, ka thene ne pershendetjen e tij prefekti Alizoti. Ne kete takim te hapur, jozyrtar me gjimnazistet, kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, ka theksuar se ai i jep mireseardhjen per te treten here ketij festivali, ndonese ky eshte i katerti vit qe “Giffoni Film Festival” eshte i pranishem ne kete qytet.
“Dua te falenderoj presidentin e ‘Giffoni Shqiperia’, z. Namik Ajazi, qe ka mundur te sjelle kinemane per femijet ne qytetin tone. Pervec mesimeve, te rinjte tane kane nevoje te njihen me kinemane, pasi ajo u mungon”, ka thene z. Dako. Me natyren energjike, qe here-here te ben te besosh se keta te rinj kane boten e tyre “te padepertueshme”, perfton nje tjeter pershtypje sapo filmi mbaron. Ata duan te diskutojne, te ndajne me bashkemoshataret e tyre detaje qe vecanerisht i kane terhequr dhe behen pjese aktive e ketyre projeksioneve.
“Un sogno ad occhi aperti” (“Enderr me sy hapur”), nje bashkeprodhim anglezo-francezo-gjerman i regjisorit Paul Morrison, ka krijuar nje atmosfere gjitheperfshirese ne teatrin “Aleksander Moisiu”. Secili prej tyre e ka pare paksa veten te protagonisti i filmit David Uajsman, nje djalosh 11-vjecar qe enderron te behet nje lojtar i njohur kriketi, por i mungon talenti. Per kete, shpesh e vene ne loje shoket e shkolles, por endrra e tij fillon te marre jete kur nje familje xhamajkane vjen te jetoje ne shtepine ngjitur. Pa e kthyer ne nje film te angazhuar, regjisori Paul Morrison ve ne diskutim nje ceshtje te mprehte sociale: raportet mes racave dhe diskriminimin shoqeror te tyre.
Familja e David eshte hebreje, fqinjet e tyre jane zezake dhe fqinjet e tjere i vene mes dy zjarreve. Por kjo nuk e pengon as Davidin te mesoje kriketin me ta dhe as familjen e tij t’u shmanget paragjykimeve. “Ne nuk duhet te jemi raciste, nje problem social tashme historik per shoqerite tona”, ka thene nje vajze, teksa nje tjeter e lexon ndryshe kete film: “Nese ne kemi vullnet, asnje enderr nuk eshte e parealizueshme”. Duke vazhduar kete dialogim te drejtperdrejte dhe te natyrshem, “Prolog Giffoni” udheton sot drejt Lezhes, per te “takuar” te tjere femije e te rinj dhe per t’i sjelle me afer kinemase.
Top Channel