“Dajti”, Fullani: No comment

26/05/2010 20:05

Guvernatori i BSH, Ardian Fullani, gjatë konferencës për shtyp, bëri edhe një prononcim për cështjen e blerjes së hotel “Dajti” nga institucioni që ai drejton.

“Motivimi ynë për blerjen e këtij projekti bazohet në rregulla për përmbushjen e standarteve të rregullimit të institucioneve”, ka pohuar Fullani.

Por guvernatori nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me këtë cështje.

A ishte parashikuar në buxhetin e Bankës së Shqipërisë kjo blerje, a ka një tender, a ishte e nevojshme blerja e përkohshme e hotel “Dajti” me vlerën 30 milionë euro deri sa të rikonstruktohet godina aktuale, ndërkohë që banka ka me qera edhe dy ambiente të tjera, dhe në fund a ka një vendim të këshillit mbikëqyrës të bankës për këtë transaksion? Për të gjitha këto pyetje guvernatori këmbënguli të mos përgjigjej.

Top Channel