Zhvleresimi i lekut rrit kostot ne ndertim

25/05/2010 08:30

Indeksi i Kushtimit ne Ndertim, nje tregues qe mat ecurine e pergjithshme te kostove ne kete sektor, u rrit me 0.2 per qind gjate tremujorit te pare te ketij viti, kryesisht si pasoje e rritjes se kostos se materialeve te importuara.

Lajmi u be i ditur nga Instituti i Statistikave. “Ne tremujorin e pare 2010, Indeksi i Kushtimit ne Ndertim arriti 128.6 per qind, duke shenuar nje rritje prej 0.2 per qind kundrejt tremujorit te meparshem.

Indeksi i çmimeve te grupit “Shpenzime direkte” eshte rritur 0.2 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Indeksi i nengrupit “Shpenzime materiale” eshte rritur me 0.3 per qind.

Ne kete tremujor, krahasuar me tremujorin e meparshem, çmimet e materialeve te ndertimit dhe materialeve elektrike jane rritur perkatesisht me 0.3 dhe 0.5 per qind”, njoftoi INSTAT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA